RTK

5 të vdekur e dhjetëra të lënduar nga përplasja e trenit me një autobus në Serbi

5 të vdekur dhe 34 të lënduar në mesin e tyre dy fëmijë është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur paraditen e së premtes në afërsi të qytetit të Nishit, në Serbi.

Mediat serbe shkruajnë se aksidenti ka ndodhur në vendkalimin hekurudhor të Nishit, ku një autobus është përplasur me trenin.

Të lënduarit janë marrë nga ekipi i Shërbimit të Emergjencave dhe janë transportuar deri në Qendrën Spitalore Klinike në Nish, ndërsa në radhët e tyre raportohet të jenë edhe disa fëmijë.

Si pasojë e përplasjes me trenin, autobusi është ndarë në dy pjesë.