Foto-ilustrim

5 të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë- Pejë

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë.

Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Gllarevë të Klinës.

Në aksident ishte i përfshirë një automjet udhëtarësh furgon.

Menjëherë njësitë relevante të Policisë së komunikacionit rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme policore.

Në automjetin e përfshirë në ketë aksident lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët janë dërguar fillimisht në QMF Klinë për ndihmë fillestare dhe pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë.

Në aksident janë lënduar një djalë 22 vjeçar dhe katër vajza të datëlindjeve 1995-1996.

Njëra nga të lënduarat për shkak të lëndimeve serioze dërgohet nga Spitali Rajonal në Pejë për në QKUK në Prishtinë, një ndalohet në Spital rajonal Pejë dhe tre të tjerët lirohen për në shtëpi, pas dhënies së ndihmës mjekësore.

Policia thotë se dyshohet se aksidenti është pasojë e tejkalimit të shpejtësisë.