Ilustrim

49 aksidente dhe 26 të arrestuar për 24 orë

Një aksident me fatalitet, 15 aksidente me të lënduar dhe 33 aksidente pa të lënduar, janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Policia e Kosovës me anë të raportit ditor ka njoftuar se ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 212 tiketa trafiku.

Gjithashtu policia ka bërë të ditur se janë arrestuar 26 persona, ku 14 prej tyre janë dërguar nën masën e ndalimit policor, dy në vuajtje të dënimit, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.