Foto: Ilustrim

48 orë ndalim për babain ferizajas i cili plagosi djalin e tij

Babai i cili plagosi djalin e tij mëngjesin e sotëm në Ferizaj, R.M, është arrestuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i arrestuari ka plagosur sot djalin e tij, pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete.

Viktima e këtij rasti, pas plagosjes është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, dhe sipas njoftimit gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

KALLXO.com ka raportuar mëngjesin e sotëm për plagosjen e cila ka ndodhur në Ferizaj.

Burime të KALLXO.com brenda Prokurorisë në Ferizaj kanë thënë se plagosja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje në familje.

Gjithashtu i njëjti burim thekson se janë duke u shqyrtuar të gjitha mundësitë që ndaj të dyshuarit të kërkohet masa e paraburgimit pasi që i njëjti dyshohet të jetë i involvuar edhe në disa vepra të tjera penale të dhunës në familje.