47 aksidente dhe 30 të arrestuar për 24 orë

16 aksidente me të lënduar dhe 31 aksidente pa të lënduar, janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Policia e Kosovës me anë të raportit ditor ka njoftuar se ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 167 tiketa trafiku.

Gjithashtu policia ka bërë të ditur se janë arrestuar 30 persona, ku 23 prej tyre janë dërguar nën masën e ndalimit policor, katër në vuajtje të dënimit, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.