Ilustrim

46 aksidente dhe 31 të arrestuar për 24 orë

14 aksidente me të lënduar dhe 32 aksidente pa të lënduar, janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Policia e Kosovës me anë të raportit ditor ka njoftuar se ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 293 tiketa trafiku.

Gjithashtu policia ka bërë të ditur se janë arrestuar 31 persona, ku 24 prej tyre janë dërguar nën masën e ndalimit policor, një në vuajtje të dënimit, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.