Ilustrim - Foto: KALLXO.com

42 aksidente dhe 12 të arrestuar për 24 orë

Dhjetë aksidente me të lënduar dhe 32 aksidente pa të lënduar, janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Policia e Kosovës me anë të raportit ditor ka njoftuar se ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 337 tiketa trafiku.

Gjithashtu policia ka bërë të ditur se janë arrestuar 12 persona, ku tetë prej tyre janë dërguar nën masën e ndalimit policor dhe një në vuajtje të dënimit, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.