Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

4 të plagosur në Podujevë nga shpërthimi i një mjeti eksploziv

Në fshatin Kërpimeh të Podujevës një banor ka gjetur një mjet të pashpërthyer.

Sipas raportit të Policisë një banor ka raportuar se vajza e tij derisa ishte duke pastruar oborrin e shtëpisë, të cilën e kishte blerë, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer, i cili kishte eksploduar aksidentalisht.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00.

Sipas Policisë, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të gjinisë fëmërore dhe dy të gjinisë mashkullore, të cilët janë dërguar në tretman mjekësor.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe njësiti për deminim i PK-së.