Foto: Ilustrim

4 të arrestuar në Lipjan për rrahje për kontest pronësor

Në sheshin ‘Adem Jashari’ në komunën e Lipjanit raportohet se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj të komunitetit shqiptar.

Të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull të komunitetit shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore.

Tretman mjekësor i është ofruar viktimës dhe njërit nga të dyshuarit në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje .