Arkiv

39 Vjeçari nga Kosova Vdes në Shqipëri

Një 39 vjeçar nga Kosova ka vdekur nga plagët e marra në një asident të rëndë komunikacioni në aksin rrugorë Lezhë Shkodër . Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës dhe sipas informacioneve të policisë raportohet se gjashtë persona  të tjerë u plagosën. Përplasja e automjeteve ka ndodhur në afërsi të fshatit Blinisht, duke bllokuar përkohësisht edhe superstradën Lezhë – Shkodër.

“Rreth orës 18:33 , është marrë njoftim se autostradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Blinishtit , ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjetet : Volksëagen me targë me mjetin AUDI  si dhe mjeti”, Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Volksëagen B.F. 39 vjeç , banues në Kosovë, sqaron policia.

Gjithashtu janë lënduar edhe 6  shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
 Një nga të lënduarit është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore kurse 5 të lënduarit e tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës nën kujdesin mjekësor.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në  vendngjarje. Ndërkohë, grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.