Maketi i kompleksit memorial "Ibrahim Rugova" në Istog - F|oto: Facebook/HakiRugova

350 mijë euro për kompleksin memorial 'Ibrahim Rugova' në Istog

Komuna e Istogut ka nënshkruam marrëveshje me Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës (AMKMK), me vlerë 350 mijë euro, për vazhdimin e punimeve në kompleksin memorial dhe muzeun “Ibrahim Rugova” në Istog.

“Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës janë aprovuar 200 mijë euro ndërsa 150 mijë euro nga Komuna e Istogut”, ka njoftuar Haki Rugova, kryetari i Komunës së Istogut.

Rugova ka thënë se punimet për memorialin dhe muzeun pritet të fillojnë shumë shpejt.

“Më pas do të fillojmë punimet për vendosjen e shtatores së presidentit Rugova”, ka thënë ai.