35 vjeçari gjendet i vdekur në Istog, dyshohet për vetëvrasje

Një 35 vjeçar është gjetur i vdekur sot në fshatin Kaliqan të Istogut.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se dyshimet e para janë se viktima është vetvrarë.

“Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, bashë me njësitet relavante policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Dyshimet e para janë se viktima është vetëvrarë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajete është dërguar për obdukim. Rasti është cilësuar “Hetimi i Vdekjes”, ka thënë Nikçi për KALLXO.com.