300 mijë euro për rehabilitimin e veteranëve të UÇK-së

Qeveria e Kosovës ka ndarë 300 mijë euro për rehabilitimin e 1,500 veteranëve të UÇK-së në bregdetin shqiptar.

Në mbledhjen e sotme, kabineti i Haradinajt ka miratuar një kërkesë të Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së.

“Qeveria ka pranuar një kërkesë nga OVL që të ndajë mjete për pushime verore gjatë kësaj sezone në bregdetin shqiptar. Janë llogaroitur që do të shkojnë 1,500 veteranë. Kërkesa ka qenë për 300 mijë euro”, tha Haradinaj.

Ai e arsyetoi këtë kërkesë me gjendjen e kësaj kategorie.

“Bisedë kam pasë me këta veteranë, është shtu numri i vetëvrasjeve, i tragjedive. Ata e kanë shprehë këtë kërkesë si një ndërhyrje, një lloj rehabilitimi e që do të ishte pozitiv. Ne e dijmë që kjo ka edhe një kosto të vet”, tha Haradinaj.