30 ditë paraburgim për të dyshuarit për pjesëmarrje në organizata terroriste

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Arijan Kryeziut, Visar Qugovcit dhe Agon Misinit.

Me vendimin e kësaj Gjykate tre të dyshuarit do të qëndrojnë për 30 ditë në paraburgim.

Masa e njëjte iu caktua dje edhe të dyshuarit të katërt R.T.

Të katërt po dyshohen se kishin qenë pjesë e grupeve terroriste në Siri.

Ata janë sjellë të premten në mbrëmje nga Siria bashkë me rreth 110 persona të tjerë, kryesisht gra e fëmijë të kosovarëve që kanë luftuar përkrah grupeve të ndryshme në Siri e Irak.

21 Prill 2019 - 15:33

Kastriot Berisha 21/04/2019 - 15:33
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend