3 Zyrtarë të Drenasit në Mbajtje nga Policia

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Bekim Dobra, zëdhënës i Komunës së Drenasit.

Sipas Dobrajt në mbajtje nga Policia e Kosovës qëndron drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe dy zyrtarë të tjerë të kësaj komune- njëri i Shërbimeve Publike e tjetri i Drejtorisë së Financave.

Dobraj thotë se pagesa e kamionit është bërë një ditë para se ai të vinte.

“Janë në mbajtje për shkak të një procedure të kamionit të zjarrfikësve, i cili është blerë në fund të vitit të kaluar dhe që është bërë pagesa për të mos shkuar suficit 110 mijë euro, një ditë para se me ardh kamioni… Për shkak të procedurave teknike, pagesa për këtë kamion është bërë ditën e fundit para se me i kthy paret, më 31 dhjetor,” tha Dobra. [interaction id=”56cd7f1fe5be274a1febe20e”]