3 të vdekur nga sulmi në Holandë

Tre persona kanë vdekur nga një sulm në një tramvaj në qendër të qytetit të Utrechtit në Holandë.

Ndërsa, 9 të tjerë kanë pësuar lëndime nga incidenti për të cilën policia thotë se dyshohet për një sulm terrorist, raporton BBC.

Policia është në kërkim të 37 vjeçarit, shtetas turk i quajtur, Gokmen Tanis si i dyshuar.

Shkollat janë mbyllur dhe është rritur siguria përderisa policia po punon që të gjej dorasin.

“Nuk mund të përjashtojmë faktin se kemi të bëjmë më motive terroriste”, tha një koordinator anti-terrorismit,  Pieter-Jaap Aalbersberg gjatë një konference të hënën.

“Ende është shumë e paqartë deri në këtë pikë dhe autoritetet lokale janë duke punuar shumë që të vërtetohen të gjitha faktet”, tha Aalbersberg.

Ai shtoi se ka pasur të shtëna në “disa vende”, por që nuk janë elaboruar se ku kanë ndodhur.

Kryeministri Mark Rutte ka thënë se incidenti ishte “ vërtet shqetësues”.

“Një akt terrorist është një sulm në civilizimin në tolerancë dhe në shoqëri të hapur” tha ai.

Policia ende nuk ka arrestuar askënd lidhur me sulmin.

Përgatiti: Xheneta Murtezaj