Pamje nga Prizreni | Foto: Flickr

29 zyrtarë të Prizrenit pa kontrata dhe dokumente të punësimit

Dhjetëra të punësuar në Komunën e Prizrenit nuk posedojnë kontratë apo dosje punësimi të lidhur me komunën.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se për 29 zyrtarë të cilët janë të angazhuar në Drejtorinë për Emergjencë dhe Siguri, zyrtarët përgjegjës nuk ishin në gjendje të na ofrojnë dosjet e kompletuara dhe kontratat e këtyre zyrtarëve, në bazë të të cilave kryhet kompensimi i pagave.

Sipas menaxherit të personelit nuk ka dokumentacion relevant për këta zyrtar, dhe kjo dukuri është shfaqur si pasojë e një memorandumi të nënshkruar vite me parë pasi që zyrtaret janë pjesë e Ministrisë të punëve të brendshme, ndërsa kompensimi i pagave dhe kompensimet e tjera kryhen nga komuna.

Sipas auditorit kjo pasqyron një mungesë të specifikave të qarta për Burimet Njerëzore që ndërlidhen me zbatimin e kërkesave të UA-ve si pjesë e përshkrimit të detyrave të tyre të punës.

“Për me tepër identifikuam se një pjesë e listave të pagave nuk janë nënshkruar nga të punësuarit e komunës.  Pagesat për zyrtarët në mungesë të dokumentacionit relevant, rezulton në pamundësinë për të justifikuar pagën/shtesat ose për të mundësuar shqyrtimin e rezultateve nga vlerësimet e performancës”, thuhet në raportin vjetor të ZKA-së.

Komuna e Prizrenit po ashtu kishte bërë kompensime të punëtorëve për punë në vikend pa pasur dëshmi për punë shtesë.

“Vlera e kompensimit për punë shtesë gjatë vitit 2017 është 20,200€. Aprovimi për orët shtesë bëhet kryesisht me arsyetimin e rritjes së vëllimit të punëve. Në tri raste zyrtarët janë paguar për orë shtesë të angazhuar gjatë vikendeve (sipas formularit nga autorizuesi i punës jashtë orarit, Seksioni B, pjesëmarrje në komisione me rastin e rekrutimit, takimet e grupeve punuese për përgatitjen e testeve), mirëpo në sistemit elektronik nuk kishte evidencë/gjurmë për të justifikuar prezencën e stafit dhe kompensimin tyre për ketë periudhë”, thuhet në raport të auditorit.

Në bazë të informatave nga mbikëqyrësi, takimet janë mbajtur jashtë objektit ku është vendosur sistemi elektronik i evidentimit të zyrtarëve.

Komuna po ashtu gjatë vitit 2017 kishte angazhuar 78 punonjës me kontrata për shërbime të veçanta. Pagesa për këto shërbime është bërë nga kategoria mallra dhe shërbime.

Nga tetë rastet e testuara, të gjitha kontratat janë lidhur për pozita të rregullta të punës (nëpunës arkivi, tatimi në pronë, për shërbime me qytetaret, roje pyllit etj.), e jo për ekspertë të fushave përkatëse