Prekaz

27 vjetori i sulmit të parë mbi familjen Jashari përkujtohet me aktivitete në Skenderaj

Komuna e Skenderajt në shenjë përkujtimi për sulmin e parë mbi familjen Jashari në Prekaz si dhe në kuadër të ‘Ditës së Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’, ka organizuar disa aktivitete.

Komuna në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Organizatën e Veteranëve të UÇK-së,  njofton se organizimi do të mbahet me datën 30 dhjetor.

Nga ora 13:30, do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në sallën e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”, organizohet aktivitet nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe Ansambli “Drenica”.

Bëhet e ditur se me këtë ngjarje përmbyllen edhe aktivitetet në vigjilje të 20-të vjetorit të Epopesë, 10-të vjetorit të Pavarësisë dhe 550-të vjetorit të Skenderbeut.