27 vjeçari nën rrënojat e hotelit ‘Adriatik’ për më shumë se 6 orë

Sot rreth orës 17 është shembur një pjesë e hotelit ‘Adriatik’ në Mitrovicë.

Nën rrënojat e tij ka mbetur V.B 27 vjeçar nga Mitrovica.

Për më shumë se 6 orë kërkimi ende nuk dihet për fatin e këtij të riu i cili ka mbetur i ngujuar nën gërmadha tash e disa orë.

Në vend të ngjarjes tashmë ndodhet edhe njësiti i Forcës së Sigurisë së Kosovës për kërkim dhe shpëtim, për të ofruar ndihmën e nevojshme në kërkimin e tij.

Kërkimi për V.B ende po vazhdon edhe në këto orë të vona të natës.

FOTO të reja nga kërkimet e FSK-së në rrënojat e hotelit ‘Adriatik’

 

23 Prill 2019 - 00:02

Bahrie Sadiku 23/04/2019 - 00:02
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend