27 aktakuza për 24 orë

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 27 aktakuza kundër 34 personave për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 28 persona të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Në njoftim thuhet se prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë 5 kërkesa të ndryshme për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria e Prishtinës ka ngritur 9 aktakuza kundër 9 personave për vepra të ndryshme penale.

Në Prokurorinë e Prizrenit janë ngritur 7 aktakuza për 10 persona.

Nga Departamenti Përgjithshëm i Prokurorisë së Gjilanit janë ngritur gjithsej 7 aktakuza kundër 10 personave.

Kurse Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 4 aktakuza kundër 5 personave.