Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

26 të Arrestuar në aksionin ‘Stop Drogës në Shkolla’

Policia e Kosovës ka njoftuar për rezultatet e aksionit një javor të quajtur “Stop Drogave në Shkolla”.

26 persona janë arrestuar dhe 17 raste janë inicuar që kanë të bëjnë me drogën në shkolla.

Policia e Kosovës në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ka realizuar patrullime dhe vizita në shkolla dhe rreth tyre, ka zhvilluar ligjërata në shkolla, ka arrestuar persona të dyshuar, ka konfiskuar lëndë narkotike etj…

Sipas njoftimit, në këto shtatë ditë  janë në realizuar 746 vizita dhe kontakte me personel të shkollave, 1205 patrullime rreth shkollave, kontrola e  1228 personave, 593  veturave, 37  lokaleve.

Po ashtu janë mbajtur 8 ligjërata në shkolla të ndryshme ndërkaq janë konfiskuar 62.44 gramë marihuanë, 0.5 gram kokainë dhe një armë.