23 Vjeçari vritet nga rrufeja

Një person i moshës 23 vjeçare ka ndërruar jetë nga goditja e rrufesë dhe një 38 vjeçar ka mbetur i lënduar, i njëjti është dërguar në QKUK.

Lajmin për KALLXO e ka konfirmuar Armend Zenelaj, prokuror në Prokurorinë Themelore të Gjakovës.

“Një person me inicialet Sh. K.  23 vjeçar ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i lënduar. 23 vjeçari ka qenë nga fshati Xërxë i komunës së Rahoveci, ndërsa ngjarja ka ndodhur në fshatin Nivokaz të Gjakovës”, ka thënë prokurori Zenelaj.

Sipas Zenelajt, informacionet që Prokuroria tregojnë se personi ,e inicialet Sh. R.  38 vjeçar i cili është dërguar në QKUK, është jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e goditjes nga rrufeja i ndjeri Sh. K. 23 ka qenë duke punuar në një objekt ndërtimor.