Foto: Kallxo.com

Shtetasi i Maqedonisë i arrestuar dje në Prishtinë kërkohej për terrorizëm

Një person i cili ishte në kërkim nga Interpol është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

KALLXO.com merr vesh se i dyshuari po kërkohej për një vepër të terrorizmit.

Sipas njoftimit të policisë, njësiti për persona të arratisur Fast Kosova, në bashkëpunim me njësinë special, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol, është arrestuar i arratisuri, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj në një prononcim për KALLXO.com ka treguar se i dyshuari akuzohet edhe për një vepër penale në Kosovë.

“I arrestuari ishte i kërkuar edhe për një vepër penale në Kosovë, për të cilën do të gjykohen në Prokurorinë e Pejës. Pas përfundimit të kësaj procedure, fillojnë procedurat tjera të ekstradimit në Maqedoni, për veprën penale terrorizëm”, ka thënë Isufaj për KALLXO.com.

KALLXO.com ka raportuar sot për arrestimin e të kërkuarit nga Interpol.

https://kallxo.com/shtetasi-i-maqedonise-se-veriut-i-kerkuar-nga-interpol-arrestohet-ne-prishtine/