Betim Reçica-Hera e Tretë në Rastin Limaj

Betim Reçica në vitin 2008 ishte zyrtar prokurimi në ish-Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomit.

Reçica u pyet nga prokurori në lidhje me një tender të pastrimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve, të cilin tha se e ka fituar një kompani nga Gjilani, ngase ishte më e lira.

Reçica tha se nuk i kujtohet në sa tenderë ka marrë pjesë si anëtar, apo kryetar i komisionit për vlerësimin e tyre.

“Unë kam marrë pjesë në shumë raste qoftë si kryetar i komisionit apo si anëtar i komisionit vlerësues të tenderëve, mirëpo nuk e di me numër, pasi që kam marrë pjesë në shumë raste,” tha dëshmitari.

Reçica mohoi se dikush ka ushtruar ndikim te ai, kur u ka takuar këtyre komisioneve.

“Gjatë kohës sa unë kam marrë pjesë në procesin e vlerësimit asnjëherë nuk ka ushtru ndikim dikush te unë,” tha Reçica.

Reçica në gjykimin e Limajt dhe të tjerëve dëshmoi edhe më 6 dhe 13 janar.

http://kallxo.com/perseri-zyrtari-i-prokurimit-ne-gjykimin-e-limajt/

Më 6 janar ai foli për procedurat e tenderimit në MTPT.

http://kallxo.com/nje-zyrtar-prokurimi-ne-gjykimin-e-limajt/

Limaj po akuzohet për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar në kohën sa drejtonte ish-Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

Në procesin e njëjtë me Limajn për të njëjtat akuza nga Prokuroria Speciale e Kosovës po ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Suka.

Seanca e radhës e këtij procesi gjyqësor u caktua për nesër.

Më 30 tetor Limaj aktakuzën e konsoliduar në të cilën janë bashkuar lëndët MTPT1 dhe 2 e quajti të ngritur me urdhër politik.

http://kallxo.com/fatmir-limaj-kjo-aktakuze-eshte-ngritur-me-urdher-politik/