Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

21 vjeçari që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Podujevë voziste pa patentë shofer

V.A., 21 vjeçar i cili dyshohet se ka shkaktuar mbrëmë aksidentin në rrugën rajonale Podujevë- Kërrpimeh, saktësisht në fshatin Peran, po qarkullonte pa patentë shofer dhe me shpejtësi të tejkaluar në atë zonë.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, i cili ka dhënë  detaje rreth këtij rasti.

“I dyshuari A.S., 21 vjeçar ka vozitur me shpejtësi të palejuar në atë zonë, ka qenë pa patentë shofer dhe ka qenë pa letërnjoftim, i cili i ka goditur dy bashkëshortët Rr.M. dhe B.M.”, njëri prej të cilëve ka vdekur ka thënë Beka.

Sipas njoftimit të policisë në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf V dhe dy këmbësorë, Rr. M., 37 vjeçare dhe B.M., 41 vjeçar, i cili nuk ka mundur t’i përballojë plagët e mara dhe i njëjti ka vdekur në QKUK.

Shkaktar i këtij aksidenti sipas policisë ishte ngasësi i automjetit V.A., 21 vjeçar i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kryeprokurori Beka ka thënë se për të dyshuarin është bërë kërkesa për paraburgim.

KALLXO.com ka raportuar për këtë aksident.

 

https://kallxo.com/vdes-njeri-nga-kembesoret-e-aksidentuar-ne-podujeve/

.