Nga një konferencë e KQZ-së - Foto: KALLXO.com

21 Subjekte Politike Aplikojnë për Zgjedhje

Dy orë pa përfunduar afati i aplikimit për certifikim të subjekteve politike për zgjedhjet e 11 qershorit, në Komisionin Qendror Zgjedhor kanë aplikuar 21 subjekte të tilla.

Lajmin për numrin e subjekteve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e zgjedhjeve e dha për KALLXO.com zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Deri në orën 22:00 numri i subjekteve politike që kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është 21 subjekte politike”, tha Elezi për KALLXO.com.

Ai tregoi se dy nga aplikueset janë koalicione, dy të tjera iniciativa qytetare dhe 17 janë parti politike.

Afati për certifikim të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje ka nisur më 11 maj dhe do të përfundojë sot në mesnatë.