20 vjetori i KFOR-it, kujtohet hyrja e forcave paqeruajtëse në Kosovë

Admirali i KFOR-it James Foggo, në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të KFOR-it në Kosovë tregoi se si ishte themeluar forca për Kosovën.

“Ishte qershori i vitit 1999, rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e themeloi Forcën për Kosovën si “prezencë ndërkombëtare të sigurisë e autorizuar për të krijuar një mjedis të  sigurte për të gjithë njerëzit në Kosovë. Mund të shikojmë prapa me kënaqësi se KFOR-i e ka bërë mu këtë. KFOR-i është operacioni më i madh i NATO-s në Europë. Ai mbetet në Kosovë sot si force që garanton një mjedis të qetë dhe të sigurte dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, tha Foggo.

Ai foli edhe për të rënët nga kjo forcë paqeruajtëse.

“Vëmendja jonë me të drejtë është mbi sakrificën e të rënëve të KFOR-it: 213 pjesëtarë humbën jetën në në betejën dhe në aktivitete jashtë betejave. ATA ISHIN NGA PJESË TË ndryshe të botës . 28 kombe të NATO-s dhe partnere. Këto gra dhe burra trima zbarkuan në Kosovë në shërbim të paqes gjatë 20 viteve të kaluara”, tha ai.

Ai tha edhe se në 20 vjetorin e KFOR-it inkurajojnë popullin të reflektojnë dhe të punojnë për marrëdhënie të mira me fqinj.

“Në këtë vit te shumë përvjetorëve, dëshirojë të urojë këtë gjeneratë të re për këto 20 vite të paqes në të cilat ata u rritën. Dhe dëshirojë të lavdërojë përpjekjet e tyre për të ndërtuar një të ardhme më te mirë me fqinjët e tyre, bashkë me europianët dhe me të gjithë botën.Në 20 vjetorin e KFOR-it, i inkurajoj të gjithë të reflektojnë. Po është koha të kujtojmë por edhe të ecim përpara”, tha Foggo.