Gjykimi për krime lufte në Krushë të Vogël

20 vjet pas masakrës në Krushë të Vogël, sot e nesër vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarit Darko Tasiç

Për dy ditë me radhë mbahen gjykimet për Krime Lufte në Krushë të Prizrenit, ku ditë më parë u përkujtua 20 vjetori i masakrave.

Ditën e enjte dhe të premte, do të vazhdojë gjykimi ndaj Darko Tasiç, i akuzuar për Krime Lufte.

Në seancat e radhës sipas vendimit të fundit të trupit gjykues, në krye gjykatësin Artan Sejrani, u njoftua se në këto dy seanca pritet të vazhdohet me dëgjimin në cilësi të dëshmitarëve të zyrtarëve hetues nga të Policisë, zyrtarë hetues të UNMIK-ut.

Ndërsa për datat 13 dhe 14 maj do të dëgjohet si dëshmitar edhe gazetari anglez John Sëeeney.

Seanca e fundit kishte sjellë edhe përplasje fjalësh ndërmjet prokurores Drita Hajdari, dhe mbrojtësit të të akuzuarit Darko Tasiç, avokatit Dejan Vasiq.

Në fillim të seancësës së fundit avokati Darko Tasiç i kishte kërkuar trupit gjykues që prokurorja Hajdari të jetë më precize në pyetjet e saj.

“Ne të gjithë e dimë se cilat kanë qenë marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve para dhe gjatë luftës. Ne edhe e dimë shumë mirë situatën në Krushë të Vogël dhe ngjarjet e ndodhura”, pati thënë avokati Vasiq.

”T’ia tërhiqni vërejtjen prokurores së rastit që të parashtroj pyetje lidhur me rastin dhe akuzën, kemi patur raste kur kemi dëgjuar dëshmitarë rreth 4 orë, por i cili në pyetje e prokurores nuk kishte thënë asgjë konkrete lidhur me akuzën dhe të mbrojturin tim Tasiç”, kishte shtuar avokati Vasiq.

Gjyqtari Sejrani kishte kërkuar nga palët që të jenë sa më precize, dhe konkrete duke i ndërlidhur veprimet e tyre vetëm me aktakuzën në bazë të cilës po zhvillohet gjykimi.

“Në gjykatëë e kemi të akuzuarin Darko Tasiçin, andaj ju lus pyetjet të jenë dhe t`i drejtoni sipas aktakuzësës dhe përshkrimit të veprimeve në aktakuzë”, pati thënë Gjykatësi Serjani.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Darko Tasiç, ndërmjet datave 15 dhe 26 mars 1999, në lagjen e njohur si lagjja “Hajdari”, në Krushë të Vogël të Prizrenit, si pjesëtar i forcave rezervë të Policisë së Jugosllavisë, në bashkëkryerje me kryes të tjerë ende të papërcaktuar mori pjesë në konfiskim të pasurisë, plaçkitje, shkatërrim i paligjshëm dhe të qëllimshëm i pasurisë (djegie të shtëpive) dhe vjedhje të pasurisë.

Sipas aktakuzës e gjithë kjo nuk justifikohej me nevojat ushtarake, e që rezultoi me djegien e shtëpive, marrjen e automjeteve, makinerisë bujqësore dhe sendeve të tjera me vlerë që i përkisnin Kasum Hajdarit si dhe anëtarëve tjerë të familjes.

Me këto veprime sipas aktakuzës, Tasiç akuzohet se ka kryer veprën penale të plaçkitjes, shkatërrimit të qëllimshëm dhe sulmit të rëndë ndaj dinjitetit njerëzor.

Aktakuzën e prokurorisë speciale e përfaqëson prokurorja Drita Hajdari.

Ditë më parë me datë 26 mars është përkujtuar 20 vjetori i masakrës së Krushës së Madhe ku në Kompleksin Memorial u bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe martirëve. Sipas të dhënave ende mungojnë 64 persona dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Dëshmitari Agron Limani, në njërën nga seancat ku ai kishte rrëfyer kujtimet e tij nga lufta, kishte dëshmuar se ai kishte mbledhur të dhëna dhe statistika për gjendjen në Krushë të Vogël pas masakrave të marsit 1999.

Në seancën e datës 20 shkurt ishte shfaqur një situatë e tensionuar kur pjesmarrës nga publiku që po i pëcjellin gjykimet për Krime Lufte i ishin drejtuar me fjalë mbrojtësit Dejan Vasiq.

Avokati Dejan Vasiq, kishte propozuar që trupi gjykues dhe palët të dalin në vend të ngjarjes gjatë muajit mars, përderisa niveli i ujit në Lumin Drin është i lartë, dhe mund të shihet se a qëndrojnë pretendimet e prokurorisë se i akuzuari Darko Tasiç dhe persona tjerëë kishin tentuar ta fundosin kamionin me kufoma në Lumin Drin.

Publiku reagoi duke ju drejtuar avokatit Vasiq me fjalët ” hajde me datë 26 mars e sheh masakrën, more kriminel”.

Gjyqtari Artan Sjerani kishte tërhequr vërejtjen publikut përndryshe do të ndërmerreshin masa tjera për publikun.

Një situatë e ngjashme ishte shfaqur edhe më herët, kur pjesëtarë nga publiku ishin përjashtuar nga seanca për fyerje ndaj kryetarit të trupit gjykues Artan Sejrani.

Kallxo.com sjell rrëfimet e dëshmitarëvëe të propozuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndër ta edhe të mbijetuarëve të masakrave.

Dëshmitari Bajram Zylfiu i mbijetuar i masakrës së ndodhur në mars të 1999, tregoi se si një person me nofkën ‘Gjoko’ kishte shtënë me mitraloz mbi trupat e viktimave në Krushë të Vogël.

“Ka ardhur një person të cilit i janë drejtuar me nofkën “Gjoko”, ndërsa i njëjti iu është drejtuar me fjalët: “E kryej punën për dy minuta”. Ne ato momente e kuptuam se dojnë me na ba sikurse në Reçak, me na mbyt edhe neve”, rrefen dshmitari Zylfiu.

“Pastaj personi me nofkën ‘Gjoko-Gjoko’ filloi me mitraloz duke na gjuajtur ne që ishim brenda në korridorin e shtëpisë. Njerëzit filluan të binin njëri mbi tjetrin, ndërsa personat tjerë me armë kontrollonin se a ka mbetur gjallë ndonjë, dhe pastaj e vrisnin”, tregoi i mbijetuari i masakrs në Krushë të Vogël.

“Pasi që na kishin pushkatuar, na kanë hedhur një lëng për djegie dhe i kanë vënë flakën kufomave. Unë kam në pjesën e kokës ende shenja të djegies”, tregoi dëshmitari.

Ndër dëshmitarë të shumtë ishte edhe Kadri Muharremi nga Krusha e Vogël.

Kadri Muharremi gjatë rrëfimit të tij kishte deklaruar se e kishte njohur Darko Tasiç-in dhe vëllain e tij Sveta Tasiç në momentet kur sipas tij e kishin djegur kamionin me trupat e njerëzve të vrarë e të gjallë të plagosur.

“Me datë 26 rreth orës 14:30, në lumin Drin, kam qenë larg rreth 100 metra, e kam parë se si Darko Tasiç së bashku me vëllaun Sveta Tasiç, i kanë vendosur mendoj që benzinë kamionit, pastaj e kanë ndezur ia kanë futur flakën. Në kamion ka pasur edhe njerëz të gjallë, edhe i kemi ndëgjuar britmat e njerëzve, aty kanë gjuajtur edhe me të shtëna, kamioni ka qenë i mbuluar me ceradë e nuk i kam parë njerëzit brenda, ky kamion ka ngelur duke u kalluar rreth 1 ditë e gjysëm”, rrefeu dëshmitari Muharremi.

Drita Batusha, ka rrëfyerr ato që kishte përjetuar në mars 1999.

Gjithashtu e njëjta kishte treguar se asaj i janë vrarë 12 anëtarë të një gjaku, dhe se fshati Krushë e Vogël ka qenë në gjendje katastrofe.