Mjekët amerikanë në Mitrovicë - Foto: Komuna e Mitrovicës

20 mjekë amerikanë kontrollojnë 200 pacientë në Mitrovicë

Një grup i mjekëve amerikanë kanë vizituar sot Mitrovicën, dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen “Ilirida”, kontrolluan rreth 200 pacientë.

Këta mjekë kanë ardhur përmes OJQ-së “Kosovo Hope”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës

Kurse iniciativën për të vizituar qytetin e Mitrovicës e po ashtu edhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz ishte studenti i Mjekësisë gjithashtu asamblist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Donjet Bislimi.

Në këtë grup ekspertësh nga Amerika kishte mjekë të mjekësisë familjare dhe mjekë për fëmijë, ndërsa që të drejtë për kontroll mjekësore nga mjekët amerikanë patën të gjithë qytetarët, pa dallim moshe dhe gjinie.

Të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i cili përshëndeti praninë e mjekëve amerikanë në Mitrovicë dhe i falënderoi për gatishmërinë e tyre që të ofrojnë përvojën dhe shërbimet e tyre për pacientët mitrovicas.

Mbi 200 pacientë janë kontrolluar nga këta mjekë të profileve te ndryshme.

Ata kanë bërë vizita në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen “Ilirida “, po ashtu edhe në shkollën fillore “Azem Bejta“ në Prekaz.

https://kallxo.com/mjeket-amerikane-bejne-homazhe-ne-kompleksin-adem-jashari/

KALLXO.com raportoi edhe për vizitën e grupit te mjekëve në Prekaz.