Mbledhja e qeverisë | Foto: ZKM

20 Mijë Euro për Familjarë të të Pagjeturve

Ekzekutivi i vendit në mbledhjen e sotme ndau 20 mijë euro për rehabilitim të 100 familjarëve të të pagjeturve gjatë luftës.

Mjetet u dhanë për projektin e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës që synon rehabilitimin e disa prej familjarëve të atyre që ende nuk janë gjetur nga lufta e viteve 1998-1999.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se shuma prej 20 mijë eurosh është paraparë për realizimin e aktiviteteve të familjarëve të të pagjeturve.

“T’u japim mundësi që këta 100 anëtarë të rehabilitohen,” tha Kuçi.