Isa Mustafa në Kuvend. Foto: Atdhe Mulla.

2 vite prej rënies së Qeverisë Mustafa

Sot janë bërë 2 vite prej rënies së Qeverisë së Isa Mustafës, më 10 maj 2017.

Ish kryeministri Isa Mustafa u shkarkuara me votat e partnerëve të koalicionit, Partisë Demokratike të Kosovës.

Koalicioni i madh i asaj kohe, LDK dhe PDK kishte zgjatur për 2 vite e gjysmë, derisa PDK-ja vendosi ta ndërpres bashkëpunimin duke votuar mocionin e Nismës për Kosovën për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës.

78 deputetë të Kuvendit të Kosovës kishin votuar për rrëzimin e Qeverisë, 34 kishin votuar kundër, ndërsa 3 deputetë kishin abstenuar.

Po atë ditë, presidenti Hashim Thaçi kishte shpërbërë Kuvendin dhe kishte shpallur zgjedhjet e reja, të cilat u mbajtën më 11 qershor të 2017, ku fitues kishte dalë koalicioni PAN, me PDK, AAK dhe Nisman.

Ish kryeministri Isa Mustafa ditën që ishte shkarkuar kishte deklaruar se me largimin e kësaj Qeveria , PDK ia kishte vënë laurën “Krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit”

“Kam qenë i vetëdijshëm se PDK dhe klientela e korruptuar nuk e përballon këtë”, kishte shkruar Isa Mustafa në atë kohë.

Isa Mustafa ishte zgjedhur kryeministër i Kosovës me 9 dhjetor të vitit 2014 me 73 vota pro, 38 kundër dhe 2 abstenime.

Ai ishte zgjedhur kryeministër pas një ngërçi politik mbi 6 mujorë në Kosovë. LDK kishte “tradhtuar” bllokun opozitar të asaj kohe, me Vetëvendosjen, AAK dhe Nismën për të lidhur koalicion me PDK.

Ky bashkërendim kishte zgjatur 6 muaj, derisa Isa Mustafa nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Hashim Thaçin.

Marrëveshja e 2014 në mes të LDK-së dhe PDK-së, e kishte bërë president Hashim Thaçin në shkurt të 2016.

1 vit më vonë, ish partia e Hashim Thaçit do të votonte për shkarkimin e Qeverisë së Isa Mustafës.

https://kallxo.com/gjnk/rezultatet-dhe-te-metat-e-bashkeqeverisjes-900-ditore/

Këtu mund t’i gjeni votat e deputetëve të legjislaturës së kaluar që çuan në rrëzimin e Qeverisë së Isa Mustafës.

Zgjedhjet e Qershorit e nxorën kryeministër Ramush Haradinajn. Ky është duke qeverisur me vendin që nga shtatori i vitit 2017.