19 policëve të arrestuar u zgjatet ndalimi edhe për 48 orë

19 zyrtarëve të Policisë të arrestuar të martën gjatë aksionit në veri të vendit u është zgjatur masa e ndalimit edhe për 48 orë të tjera.

Kjo pasi gjykatësit të procedurës paraprake Arben Hotit i është dashur kohë shtesë për të vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorit Special për caktimin e masë së sigurisë ndaj të ndaluarve.

Vendimi  për 19 të ndaluarit prite të merret të premten me 31.05.2019.

Gjykatësi i procedurës paraprake Arben Hoti bëri të ditur për KALLXO.com se arsye pse vendimi nuk do jepet sot është sepse janë numër i madh i të arrestuarve. Dhe sipas tij ligji e parasheh këtë gjë.

Policia e Kosovës të martën arrestoi 19 persona gjatë një aksioni të gjerë kundër rrjeteve të organizuara të kontrabandës me mallra.

Prokurori i rastit Sylë Hoxha deklaroi pas përfundimit të aksionit se ky rast ka nisur të hetohej që nga muaji prill i vitit të kaluar.

Prokurori i rastit Sylë Hoxha deklaroi pas përfundimit të aksionit se ky rast ka nisur të hetohej që nga muaji prill i vitit të kaluar.

Të martën, aksioni i Policisë përfundoi me disa të arrestuar, duke përfshirë edhe zyrtar policor, barrikada, përleshje, konfiskime të armëve, dhe policë të plagosur.

Në bazë të raportimeve të deri tanishme nga ekipet e KALLXO.com të cilët kanë raportuar në vazhdimësi për aksionin e policisë, nga ky aksion është plagosur një zyrtar policor, dhe tre të tjerë janë lënduar, ndërsa janë arrestuar gjithsej 19 zyrtar policor dhe 10 qytetar të dyshuar si pjesë e rrjeteve të kontrabandës.

Policia në orët e para të mëngjesit ka njoftuar se cak i këtij operacioni janë disa zyrtar policor dhe disa qytetar të cilët dyshohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminale, kontrabandë me mallra, keqpërdorim të pozitës zyrtare, dhënie ryshfeti dhe tregti e ndaluar.

https://kallxo.com/arrestime-plagosje-e-barrikada-nga-aksioni-i-sotem-i-policise-se-kosoves/

.