18 Vjet Burg për Vrasjen e Djalit të Axhës për Parking
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 18 vjet burgim Fidan Makollin për vrasjen e djalit të axhës, të ndjerit Fadil Makolli.
Kryetarja e trupit gjykues, Shadije Gërguri, përveç shqiptimit të dënimit me burgim në kohëzgjatje prej 18 vite, ka shpallur aktgjykim që t’i konfiskohet arma me të cilën e ka vrarë të ndjerin Fadil Makolli, ndonëse ai nuk akuzohej për armëmbajtje pa leje.
I akuzuari Fidan Makolli ka pranuar para trupit gjykues vrasjen që e kreu më 24 qershor të vitit 2016.
Sipas aktakuzës, i ndjeri Fadil Makolli ka parkuar veturën afër furrës “Sharri”, me ç’rast i akuzuari Fidan Makolli ka dalur nga shtëpia dhe i ka thënë tani të ndjerit të mos e parkojë veturën në atë vend.
Pas një konflikti verbal në mes të djemve të axhës, i akuzuari Fidan Makolli ka shtënë në drejtim të Fadil Makolli, kështu duke e plagosur në regjionin e abdomenit-nënbrinjor të djathtë.
Si pasojë e plagëve të marra, Fadil Makolli kishte vdekur më 29 korrik 2016.
http://kallxo.com/gruaja-pyet-te-akuzuarin-pse-ma-vrave-burrin/