Agron Mustafa | Foto: Facebook

Agron Mustafa Publikon Videon e Rrahjes nga Policët +18

Drejtori i Telekomit të Kosovës ka bërë publike një video ku shihet teksa sulmohet nga dy policë.

Ai në një status në Facebok, në të cilin kërkon falje për pamjet e rënda, ka postuar një video  për të cilën ka thënë se nuk ka koment tjetër.

Sulmi ndaj Mustafës kishte ndodhur më 30 dhjetor të vitit 2017, që sipas Mustafës  ishte i organizuar.

Deri më tani, Inspektorati Policor ka suspenduar njërin nga policët e dyshuar për përfshirjen në rrahjen që ndodhi në rrugën “Enver Zymberi”.

Lidhur me ngjarjen, Mustafa kishte thënë se i ka shkaktuar shqetësim të jashtëzakonshëm.

“Mbi të gjitha shqetësimi im është se dy zyrtarë të lartë në polici e sulmojnë drejtorin e Telekomit të Kosovës pa asnjë arsyetim të vetëm, më shqetëson për vendin tonë, për fëmijët tanë, sot ma bënë mua e nesër ua bëjnë të tjerëve pse e kanë një distinktiv e me u sjellë si të dojnë në mes të Prishtinës”, kishte thënë  Mustafa.

 

KALLXO.com ka raportuar vazhdimësi lidhur me këtë sulm dhe zhvillimet e mëtejme.

http://kallxo.com/agron-mustafa-nuk-me-kane-frikesuar-dhe-nuk-do-te-zmbrapsem/