Qyteti i Gjakoves

170 persona të akuzuar nga Prokuroria e Gjakovës vetëm në janar

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, gjatë muajit Janar 2019, janë ngritur 131 aktakuza kundër 170 personave, për vepra të ndryshme penale, thuhet në një njoftim të Prokurorisë.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur 5 aktakuza kundër 9 personave, gjithashtu i njëjti departament ka bërë 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 126 aktakuza kundër 161 të pandehurve, po ashtu ka bërë 8 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Departamenti për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka bërë 3 propozime për masë edukative.

Në komunikatën e Prokurorisë theksohet se, Prokuroria Themelore në Gjakovë, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.