Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

16 vjet burg për vrasjen e të miturit në Prishtinë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka gjetur fajtor dhe dënuar me 16 vjet e gjysmë burg të akuzuarin me iniciale L.P për vrasjen e ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar.

“I  akuzuari  L.P  është  shpallur fajtor dhe është  dënuar  me dënim  me burgim  unik në  kohëzgjatje prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) vite 6 (gjashtë) muaj për veprën  penale Vrasje e rëndë  nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.1  dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa  autorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prishtinës, I akuzuari L.P me dt. 09.12.2017, rreth orës 19.00, në Prishtinë me dashje kishte privuar nga  jeta të miturin-  tani të ndjerin SH.P  në atë mënyrë që pas një  mosmarrëveshje  në mes tyre ishin fjalosur dhe kishin filluar ta godasin me grushte njëri tjetrin, ndërsa më vonë i akuzuari L.P  e thërret  përsëri  tani të ndjerin  SH.P  që  të  takohen  dhe në atë moment  e kishte goditur katër herë me thikë, ku më pas i ndjeri pas plagëve që kishte marr nuk arrin të mbijetojë dhe ndërron jetë në QKUK.

Pala ka të drejtë ankese  në Gjykatën e Apelit të Kosovës .