16 ditët portokalli të Komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinës së bashku me UN Women dhe UN Habitat kanë ndriçuar Parkun e Qytetit me ngjyrë portokalli për nder të ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave.

Përmes një publikimi në Facebook, komuna ka njoftuar se për 16 ditë do të qëndrojë e ndriçuar më këtë ngjyrë.

“Në ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, ndriçuam Parkun e Qytetit me ngjyrë të portokalltë, duke bërë kështu thirrje për siguri në hapësirat publike për të gjithë, e veçanërisht për gratë e vajzat.

Me këtë ngjarje, në të njëjtën kohë u shënua edhe fillimi i fushatës 16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore.

Ky aktivitet i organizuar në bashkëpunim me UN Women dhe UN Habitat ka për qëllim vetëdijesimin ndaj diskriminimit në baza gjinore, duke theksuar rëndësinë e aspektit të planifikimit urban në këtë temë.

Në mbështetje të kësaj fushate, ndërtesa e Komunës së Prishtinës do të qëndrojë e ndriçuar me ngjyrë të portokalltë për 16 ditë”, ka shkruar Komuna e Prishtinës