Foto: RTV 21

153 Vjet nga Vrasja e Presidentit Abraham Lincoln

Sot bëhen 153 vjet nga vrasja e presidentit amerikan Abraham Lincoln.

Lincoln vazhdon të mbetet dhe konsiderohet si një nga udhëheqësit më të dashur të Amerikës, legjitimiteti i të cilit vazhdon të frymëzojë presidentët amerikanë dhe udhëheqësit botërorë.

Lincoln u vra përderisa bashkë me të shoqen derisa po shikonte një shfaqje në kinemanë Ford në Uashington.

Ndërsa vrasësi i tij, John Wilkes Booth largohej nga skena e krimit, zotin Linkoln e çuan në një shtëpi pranë kinemasë, ku ai vdiq mëngjesin e së nesërmes.

Vdekja e tij ndodhi pikërisht në momentet kur ai po e udhëhiqte vendin drejt daljes nga Lufta Civile, gjatë së cilës u vranë mbi 620 mijë ushtarë amerikanë.

Presidenti Lincoln ndihmoi gjithashtu që t’i jepej fund skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.

Proklamata e Emancipimit e publikuar më 1 janar të vitit 1863, i hapi rrugën lirisë së afrikano-amerikanëve.

Ndërsa jeta e tij u pre në mes, legjitimiteti i Lincoln vazhdon të jetojë, si një nga presidentët më të mëdhenj në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Për të janë shkruar më tepër libra se sa për çdo president tjetër amerikan.

Fytyra e tij është gdhendur te monedha amerikane, ndërsa vlen për t’u theksuar se miliona njerëz e vizitojnë memorialin e tij në Uashington.