Takimi i Haradinajt me përfaqësues të strehimoreve | Foto: ZKM

1300 Persona në Vit Viktima të Dhunës në Kosovë

Ramush Haradinaj u takua sot me përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e fëmijëve dhe atyre të strehimoreve.

Në takim, sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit u tha se, sipas policisë, 1300 persona në vit përjetojnë dhunë të llojeve të ndryshme në Kosovë.

Takimi u zhvillua në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Gruas.

Haradinaj tha në takim se duhet të shtohet përkujdesja institucionale ndaj strehimoreve.

Dje në një tryezë u tha se dhuna në familje nuk prek vetëm viktimat direkte të saj, por edhe anëtarët tjerë të familjeve ku ajo ndodh.

http://kallxo.com/efekti-zinxhiror-i-dhunes-ne-familje/

Pardje në QKUK vdiq një grua nga plagët që mori më 17 nëntor nga dhuna e ushtruar prej bashkëshortit të saj, ndërsa për këtë rast reagoi Misioni i OSBE-së në Kosovë.

http://kallxo.com/ne-paraburgim-dyshuari-per-vrasjen-e-gruas-ne-peje/

http://kallxo.com/osbe-ja-e-pikelluar-per-vdekjen-e-gruas-ne-peje-nga-duna-ne-familje/