Foto: NATO

13 vjet pa Ibrahim Rugovën, disa aktivitete për nder të tij

Sot janë mbushur 13 vjet që nga vdekja e ish Presidentit Ibrahim Rugova.

Për nder të figurës së tij, sot në Prishtinë janë paraparë të zhvillohen disa aktivitete:

Në orën 09:00, Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në Velani.

Në orën 11:00, kryesia e LDK-së me kryetarë të degëve dhe struktura të LDK-së bëjnë homazhe te varri i tij dhe pastaj menjëherë vazhdojnë në vizitë të familja Rugova.

Ndërsa në orën 12:00, Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore në 13 vjetorin e vdekjes së Presidentit Historik të Kosovës Ibrahim Rugova.