105 vende të lira pune në fabrikën e Kërpudhave në Lipjan

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka e ka postuar një konkurs për 105 vende të lira të punës në fabrikën e Kërpudhave.

“Fabrika më e madhe në Europë për këtë lloj kërpudhash fillon punë së shpejti”, ka shkruar Lluka, duke e etiketuar kompaninë “Mabetex Group”.

Vendet e punës që kërkohen janë: Punëtorë të prodhimit (30 pozita të lira), punëtorë të korrjes (30 pozita të lira), si dhe punëtorë të paketimit (30 pozita të lira).

“Kompania “Oriental Mashrooms” me lokacion në Banullë të Lipjanit është në prag të fillimit të prodhimit të kërpudhave “Eryngii”, prandaj shpall konkurs për këto vende të reja të punës”, thuhet në konkursin për vende të reja të punës.

Afati i fundit për aplikim është data 10 shtator.