Kuvendi i Kosovës

101 vota për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes

Me 101 vota në favor, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të parë projektligjin për shndërrrimin e Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

Në seancë munguan deputetët e Listës Serbe të cilët paraprakisht e kishin braktisur seancën.

Në procedurë është shqyrtimi i projektligjit të dytë, atij për Forcën e Sigurisë së Kosovës.