Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka - Foto: KALLXO.com

100 Vëzhgues të BE-së Vijnë të Shtunën

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka marrë konfirmimin se ky numër vëzhguesish do të vijnë të shtunën.

Në një takim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se sikur në vitet 2013 dhe 2014 edhe këtë vit do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi me Zyrën e BE-së.

Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 qershor.

http://kallxo.com/presidenti-zgjedhjet-11-qershor/