Komuna e Gjilanit, Foto: Komuna e Gjilanit

1.9 milion Euro për objektin e ri të Komunës së Gjilanit

Komuna e Gjilanit ka përfituar mbështetje nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal  (MAPL), për ndërtimin e objektit të Kuvendit Komunal, me kosto 1.9 milion euro.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe sekretarja e Përgjithshme e MAPL, Rozafa Ukimeraj, e kanë nënshkruar sot marrëveshjen.

“Kryetari Haziri ka falënderuar MAPL për mbështetjen e madhe, duke thënë se deri tani Gjilani ka vuajtur për objekt të ri që do t’i plotësonte nevojat e kuvendarëve, partive politike dhe mbi 300 shërbyesve civilë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.