Foto: RTV 21

​Tërmet i fuqishëm në Japoni

Një tërmet me magnitudë 5.8 goditi bregun lindor të ishullit japonez të Hokkaido, njoftoi Instituti Gjeologjik i ShBA-së.

Qendra Paralajmëruese e Cunameve në Paqësor, e cila është e lidhur me Institutin amerikan dhe as Agjencia Meteorologjike Japoneze, nuk kanë paralajmëruar cunami pas tërmetit.

Po ashtu mediat nuk kanë njoftuar për dëme të mundshme.

Epiqendra e tërmetit, që goditi bregdetin, ishte 59 kilometra poshtë sipërfaqes, në një det pranë qytetit bregdetar të Nemuro, në pjesën lindore të ishullit./21Media

ETIKETA

05 Maj 2019 - 09:19

RTV 21 05/05/2019 - 09:19
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend