Foto: Facebook

Zyrtarizohet Grupi i Ri Parlamentar

Dardan Sejdiu, deputeti i Kuvendit të Kosovës, në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se e kanë dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për krijimin e grupit të ri parlamentar me 12 deputetë.

“Janë 12 deputetë pjesë e grupit parlamentar të pavarur. Sot kemi finalizuar aspektin procedural dhe teknik. Ideja është e thjeshtë, të shtyjmë përpara agjenda që prekin përditshmërinë e qytetarëve të Kosovës”, ka theksuar Sejdiu.

Ai ka shpjeguar se të 12 deputetët e grupit të ri parlamentar kanë qenë në kryesi të VV-së, disa anëtarë e disa edhe themelues.

“Dallimi është rruga që duam të ndjekim përpara, Kuvendin ta shndërrojmë në vend ku nismat legjislative prekin jetën e qytetarëve. Qeveria të mbahet përgjegjëse, jemi në vitin 2018 jemi vendi me papunësinë më të madhe në Europë, me varfërinë më të madhe, kemi nevojë të dalim te temat që merren me përmirësimin e jetës së qytetarit”, ka potencuar Sejdiu.