Takimi Kuçi-Dean | Foto: EULEX

Zyrtari i BE-së-Vizitë Pallatit dhe Burgut

Gjatë vizitës në Kosovë, sipas një komunikate të lëshuar nga EULEX-i, komandanti i Operacioneve Civile të BE-së Kenneth Deane u takua me zëvendëskryeministrin e parë Hajredin Kuçi.

Sipas komunikatës, Keneth Dean gjatë takimit me Kuçin tha se për Misionin Evropian për Sundim të Ligjit është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me institucionet kosovare.

“EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë këshilla për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në mënyrë që të përforcohen më tej të gjitha agjencitë të cilat e mbështesin zbatimin e ligjit,” tha Kenneth Deane.

Dean gjatë ditës pritet të vizitojë Pallatin e Drejtësisë dhe Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc.

“Jam i lumtur që erdha përsëri në Kosovë, si dhe për mundësinë që t’i vizitojë Pallatin  Drejtësisë dhe Burgun e Sigurisë së Lartë,” tha Dean, sipas komunikatës së EULEX-it.

Gjatë vizitës në pallat dhe burg, Dean do të informohet për këto institucione nga kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani.