Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Zyrtari policor goditet me derë të veturës

Një zyrtar policor ka pësuar lëndime pas goditjes me derë të veturës nga një i dyshuar.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 17:30 në Rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë, një i dyshuar ka goditur zyrtarin policor me derë të veturës.

Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë.