Seanca gjyqësore pvr tenderin 6 milionësh të KEK-ut. Foto: Kallxo.com

Zyrtari i KEK-ut në gjykimin për tenderin

Sot do të vazhdojë gjykimi për tenderin 6 milionësh të KEK-ut, ku të akuzuar janë drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, Esat Tahiri, Milazim Lushtaku, Driton Pruthi e Azem Duraku.

Në cilësinë e dëshmitarit do të vazhdojë të japë dëshminë Edmond Nulleshi, drejtor ekzekutiv i Shërbimeve të Korporatës që do të merret në pyetje nga avokatët mbrojtës dhe trupi gjykues.

Në seancën e djeshme janë dëgjuar dëshmitarët Hilmi Lushtaku, Ymer Dragusha, Avni Lushtaku si dhe Edmond Nulleshi.

Ky gjykim është një prej rasteve të shënjestruara për liberalizimin e vizave.

KALLXO.com ka shkruar në vazhdimësi për këtë proces gjyqësor.

Raportimet për këtë rast mund t’i lexoni në këtë link.