Zyrtarët Serbë të Ashpër Rreth Padisë së Bosnjës për Gjenocid

Zyrtarë nga Serbia dhe Republika Srpska thanë pas një takimi në Beograd të mërkurën se aplikimi i propozuar për një rishikim të vendimit në padinë ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte antikushtetues dhe i paligjshëm, dhe përbënte një sulm mbi populli serb.

Vendimi i vitit 2007 i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e lironte Serbinë nga akuzat për bashkëpunim në gjenocidin gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë. Anëtari boshnjak i presidencës trepalëshe të Bosnjës, Bakir Izetbegoviq, njoftoi të premten se ai do të përpiqet të kërkojë një rishikim të vendimit.

Presidenti serb Tomislav Nikoliq tha pas takimit me kryetarin e presidencës boshnjake Mladen Ivaniq, presidentin e Republikës Srpska Milorad Dodik dhe kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq se nuk ishte e qartë se çfarë lloj marrëdhënies prisnin me Serbinë përfaqësuesit e popullit boshnjak pas ndërmarrjes së veprimeve të tilla.

Ai tha se Beogradi do të mbështeste vendimet e marra nga serbët e Bosnjës.

“Serbia do të qëndrojnë gjithmonë në anën e serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë, sepse ne jemi të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me atë popull. Ne do ta mbështesim Republikën Srpska dhe çdo gjë që bëhet në Bosnjë në bazë të kushtetutës dhe ligjit. Ne nuk do të mbështesim masat antikushtetuese të askujt,” tha Nikoliq.

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, e përshkroi lëvizjen si një akt urrejtjeje.

“Ky është një akt urrejtjeje nga myslimanët boshnjakë nga Sarajeva kundrejt serbëve,” tha Dodik për mediat.

“Pas kësaj lëvizjeje ka dy qëllime. Njëri është të marrin disa miliona nga Serbia për kompensime për luftën dhe qëllimi i dytë është të shfuqizojnë Republikën Srpska,” tha Dodik, duke shtuar se ky shënonte fundin e procesit të pajtimit në Bosnjë.

Ivaniq premtoi se serbët e Bosnjës do të hakmerreshin për këtë lëvizje.

‘Në ditët në vazhdim, do të shikoni masat tona konkrete,” tha ai.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq premtoi gjithashtu t’i mbështeste serbët e Bosnjës.

“Nuk do t’u bëjmë kurrë presion përfaqësuesve të serbëve. Kjo është e drejta e tyre sovrane dhe ata e dinë se çfarë është më e mira për ta,” tha ai.

Por ai dënoi gjithashtu përpjekjen e liderit boshnjak për të ringritur padinë.

“Ne nuk kemi të drejtë të lejojmë dikë të poshtërojë Serbinë,” tha ai.

“Nuk mund të flasim për ndërtimin e një besimi të madh. Tani rëndësi ka gjëja më e vogël, dhe ajo është ruajtja e paqes dhe stabilitetit. Detyra jonë është të ruajmë paqen,” shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se ishte e rëndësishme që serbët të mos bëjnë asgjë që që do të çonte në rrëzimin e Bosnjës.

Në vendimin e vitit 2007, GJND vendosi se masakra e vitit 1995 e më shumë se 7,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë nga Srebrenica nga forcat serbe të Bosnjës përbënte gjenocid dhe se Serbia kishte shkelur Konventat e Gjenevës duke mos e ndaluar atë.

Megjithatë, ajo vendosi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të treguar se forcat serbe të Bosnjës që kryen gjenocidin vepruan “me urdhër” ose “kontroll” të Serbisë.

Koha brenda të cilës mund të paraqitet kërkesa për apel skadon më 26 shkurt.